Një mundësi për formalizimin dhe regjistrimin e të drejtës pronësore përfaqëson një proces të rëndësishëm juridik dhe administrativ, që ka për synim vendosjen e një sigurie ligjore për të gjithë poseduesit dhe përfituesit aktualë të pronave të paluajtshme.
përmes proceseve të saj ligjore dhe administrative, garanton mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe kontribuon në avancimin e sigurisë juridike.
Ky dokument paraqet një analizë të thelluar mbi mbi 4 milionë dokumente kadastrale të Kosovës, të cilat janë larguar nga autoritetet serbe gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999. Analiza fokusohet në pasojat ligjore,
Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) është institucion i pavarur i themeluar sipas Nenit 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L‑052
Agjencia ka mandat të qartë dhe ndarje të roleve mes organeve të saj kryesore, më saktë Sekretarisë Ekzekutive, Komisioneve dhe Bordit Mbikëqyrës.
Bordi Mbikëqyrës
Bordi mbikëqyr punën strategjike dhe administrative të Agjencisë dhe ofron udhëzime për politikat dhe orientimin e përgjithshëm. Bordi nuk merr pjesë në procesin e vendimmarrjes për kërkesat apo rastet, të cilat vendosen nga Komisionet e AKKVP-së.
Bordi përbëhet nga pesë (5) anëtarë: dy (2) emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me propozim të Kryeministrit, ndërsa tre (3) nga PSBE.
Sekretaria Ekzekutive
Sekretaria Ekzekutive është përgjegjëse për pranimin, regjistrimin dhe përgjigjen ndaj kërkesave, njoftimin e palëve dhe përpunimin e kërkesave përmes verifikimit të dokumentacionit të paraqitur, mbledhjes së dëshmive dhe intervistave me palët. Ajo gjithashtu përgatit dhe harton raportet e përpunimit lidhur me kërkesat që i paraqiten Komisionit për vendimmarrje. Pas lëshimit të vendimit nga Komisionet, ose të aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës në rast ankese, Sekretaria Ekzekutive është e detyruar të zbatojë vendimin ose aktgjykimin.
Sekretaria ka Drejtorin dhe Zëvendësdrejtorin. Drejtori dhe Zëvendësdrejtori emërohen nga Kuvendi pas propozimit nga Kryeministri me mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejt rizgjedhjeje.
Komisionet
Komisionet janë pjesë e AKKVP-së dhe kanë mandatin për të shqyrtuar dhe vendosur mbi rastet dhe kërkesat e referuara nga Sekretaria Ekzekutive.
Komisioni për Verifikim dhe Vendosje të Pronës (KVVP) përbëhet nga pesë anëtarë: (2) emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pas propozimit të Kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ndërsa tre (3), përfshirë një (1) përfaqësues të komuniteteve jo shumicë, emërohen nga PSBE. Kryesuesi i KVVP-së zgjidhet nga anëtarët e saj.
Komisioni për Kërkesa pronësore (KKP) përbëhet nga tre (3) anëtarë: një (1) emërohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pas propozimit nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ndërsa dy (2) emërohen nga PSBE.
Çdo person që kishte një marrëveshje ose posedim të ligjshëm mbi pronën private para 24 marsit 1999, por që nuk ishte regjistruar zyrtarisht në regjistrin kadastral, mund të paraqesë kërkesë për njohjen dhe formalizimin e të drejtave të tij/saj.
PROCESI I PRANIMIT TË KËRKESAVE KA PËRFUNDUAR MË 26 JANAR 2026.
Po. Një anëtar i familjes mund t’ju përfaqësojë duke treguar lidhjen familjare, ose një person tjetër me autorizim të vlefshëm që autorizon përfaqësimin tuaj. Në rast se paraqitësi i kërkesës ka ndërruar jetë pas paraqitjes së kërkesës, personi që tërheq vendimin e lëshuar nga Komisioni duhet të paraqesë certifikatën e vdekjes së paraqitësit të kërkesës së bashku me certifikatën e martesës (nëse është bashkëshorti/ja), certifikatën e lindjes (nëse është fëmija) ose ndonjë dokument tjetër që vërteton lidhjen familjare.
Vërejtje: Personi i autorizuar duhet të ketë kopje të letërnjoftimit të parashtruesit të kërkesës dhe çdo dokument ose informacion tjetër të nevojshëm që i mundëson përfaqësimin.
Jo. Asistenca nga stafi i AKKVP-së ofrohet pa pagesë dhe nuk aplikohen tarifa për paraqitjen ose shqyrtimin e kërkesës për njohje ligjore dhe formalizim të së drejtës pronësore.
Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për njohjen dhe formalizimin e transaksioneve joformale ishte 26 janar 2026. Pas përfundimit të këtij afati, nuk është e mundur paraqitja e kërkesave të reja. Gjatë periudhës së pranimit të kërkesave, AKKVP ka pranuar 20,028 kërkesa.
Paraqitësi i kërkesës mund ta tërheqë kërkesën për njohje ligjore dhe formalizim të së drejtës pronësore në çdo fazë para marrjes së vendimit nga Komisioni, duke paraqitur një deklaratë me shkrim në AKKVP.
Deklarata për tërheqje duhet të jetë e nënshkruar nga paraqitësi i kërkesës ose nga përfaqësuesi i autorizuar me autorizim të vlefshëm. Pas pranimit të tërheqjes, procedura për atë kërkesë ndërpritet.
Pas pranimit të kërkesës për njohje ligjore dhe formalizim të së drejtës pronësore, AKKVP-ja kryen kontrollin fillestar të cilësisë dhe publikon të dhënat identifikuese të pronës duke përfshirë numrin e kërkesës, komunën, zonën kadastrale dhe numrin e parcelës në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, Zyrat Regjionale dhe Ueb-faqen e AKKVP-së, Gjykatat, Odën e Avokatëve dhe Noterëve, Komunat e Kosovës, përfshirë Zyrat Regjionale Kadastrale dhe në institucione tjera relevante sipas nevojës. Qëllimi i publikimit është të njoftohen të gjithë personat (përfshirë palët përgjegjëse, si dhe palët e treta) që mund të kenë interes ligjor mbi pronën.
Kërkesa shqyrtohet individualisht nga Sekretaria Ekzekutive, duke përfshirë verifikimin e dokumenteve të paraqitura në mbështetje të kërkesës, kontrollin e të dhënave në regjistrat publikë dhe, mbledhjen e provave shtesë ose marrjen e deklaratave nga palët, kur është e nevojshme. Pas përfundimit të shqyrtimit administrativ, lënda i dorëzohet Komisionit kompetent të AKKVP-së për vendimmarrje. Komisioni nxjerr vendim për pranimin ose refuzimin e kërkesës në një seancë të mbyllur, duke u bazuar në dokumentet dhe informacionin e paraqitur. Në rast dyshimi, Komisioni mund të mbajë seanca dëgjimore me palët e përfshira.
Vendimi i Komisionit është ligjërisht i detyrueshëm, pa cenuar të drejtën e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Sekretaria Ekzekutive mund të hedhë poshtë kërkesat që janë qartazi të papranueshme ose jashtë kompetencës së AKKVP-së, dhe palët kanë të drejtë ankese tek Komisioni.
Pas vendimit, AKKVP-ja ndërmerr veprimet e nevojshme për zbatimin e tij.
Po. Nëse nuk pajtoheni me vendimin e Komisionit të AKKVP-së, keni të drejtë të paraqisni ankesë pranë Gjykatës Supreme të Kosovës përmes AKKVP-së, brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e njoftimit për vendimin.
AKKVP-ja do të mbledhë informacion shtesë nga çdo palë tjetër e përfshirë në kërkesën fillestare dhe do ta përcjellë së bashku me ankesën në Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjykata do të marrë vendimin pasi të ketë shqyrtuar të gjitha provat e nevojshme.
Vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës është i formës së prerë dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar, dhe nuk mund të kundërshtohet me asnjë mjet tjetër ligjor.
Qëllimi i fazës së zbatimit është që vendimet e Komisionit të AKKVP-së dhe vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës të kenë efekt dhe të zbatohen në praktikë, duke respektuar të drejtat e të gjitha palëve.
AKKVP-ja mund të administrojë përkohësisht një pronë në emër të bartësit të së drejtës së pronësore, në rast se ky nuk mund ta marrë pronën në riposedim. Kur prona është nën administrim dhe vlerësohet nga AKKVP-ja si e përshtatshme për tregun e qirasë, bartësi i së drejtës pronësore mund të zgjedhë ta japë pronën me qira sipas Skemës Vullnetare të Qirasë.
AKKVP-ja bën përpjekje të arsyeshme për të minimizuar rrezikun e dëmtimit të çdo prone nën administrimin e saj por nuk mban kurrfarë përgjegjësie për asnjë dëmtim të pronës dhe as për humbjen apo dëmtimin e përmbajtjeve të saj.
Llojet e pronave që AKKVP-ja mund të administrojë janë: pronat banesore, bujqësore dhe komerciale.
Të gjitha pronat nën administrim, ku parashtruesi i kërkesës për administrim, ka dhënë pëlqim në formën me shkrim për përfshirje në skemë të qirasë, mund të jepen me qira nga Agjencia.
AKKVP duhet të sigurohet se prona e dhënë me qira do të shfrytëzohet sipas destinimit të saj dhe nuk do të shfrytëzohet në atë mënyrë e cila do të zvogëlonte vlerën apo shkaktonte dëmtim në pronë.
Në lidhje me pronat në skemë të qirasë, Agjencia do të konsiderohet si qiradhënëse dhe përmes zyrtarëve të autorizuar, do të lidhë kontratën e qirasë me qiramarrësit. Kontratat e qirasë mund të lidhen në afat prej 6 deri 12 muajve me mundësi vazhdimi.
Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) është institucion i pavarur publik i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me mandat për të krahasuar dhe verifikuar dokumentet pronësore që ndodhen në Republikën e Serbisë me regjistrat aktualë kadastralë të Kosovës.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.